Mourinho zbulon të grumbulluarit ndaj Interit, Real Madridi pa shtatë lojtarë

Jose Mourinho ka bërë publike listën e futbollistëve të Real Madridit që do të jenë në dispozicion për përballjen e sotme, të martën, kundër Interit në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja mes “Los Blancos” dhe “Nerazzurrëve” do të zhvillohet në stadiumin “Santiago Bernabeu”, duke nisur në orën 21:00. Ky takim shënon paraqitjen e parë të të dyja skuadrave në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve.

Të lidhura

None found

Lista e publikuar nga trajneri madrilen përmban disa rikthime të rëndësishme, por njëkohësisht edhe mungesa të shumta.

Thiago Pitarch, Aurelien Tchouameni dhe Endrick janë përfshirë sërish në skuadër, pasi kanë lënë pas lëndimet që i mbajtën jashtë fushës që prej ndeshjeve parasezonale.

Rikthimi i tyre pritet të lehtësojë disi problemet e Mourinhos, megjithëse Real Madridi do të paraqitet pa Eder Militaon, Ferland Mendyn, Rodrygo Goes dhe Rauel Asencion, të cilët janë të dëmtuar. Eduardo Camavinga, Bernardo Silva dhe Arda Guler, ndërkohë, mungojnë për shkak të pezullimit.

Për të plotësuar grupin e lojtarëve, “Special One” u është drejtuar edhe një herë ekipit Castilla. Nga kjo skuadër janë grumbulluar portierët Sergio Mestre dhe Javi Navarro, mbrojtësi Mario Rivas si dhe mesfushori Cestero.


sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisjokerbetjojobetjojobetsekabetjojobetBahsegelJojobet Giriş