Jose Mourinho nuk dëshiron asnjë ditë të humbur në lidhje me merkaton.
Portugezi i ka bërë me dije klubit se kërkon përforcime të reja në klub dhe ka filluar të tregojë me gisht lojtarët që dëshiron.
Të lidhura
None found
Pas emrit të anglezit që luan me Chelsea, Loftus-Cheek, tekniku i Romës tashmë ka “piketuar” edhe një tjetër anglez nga Tottenham. Bëhet fjalë për 25-vjeçarin Harry Winks.
Mesfushori anglez ka qënë dhe më përpara i drejtuar nga Mourinho dhe ai pëlqehet shumë nga portugezi. Mundësitë e një transferimi të mundshëm janë të shumta pasi Winks këtë sezon ka vetëm 7 prezenca me klubin e Tottenham dhe ai do që të luaj më shumë e këtë gjë Mou është gati t’ia ofrojë./h.ll/albeu.com
