Mourinho: Nuk ishim fantastikë, por rezultati nuk e tregon të vërtetën

Roma humbi ndaj Ludogorets në transfertë. Trajneri Jose Mourinho mendon se skuadra e tij nuk e meritonte disfatën, për lojën që bëri.

“Rezultati me Ludogorets është i gënjeshtër. Nuk kemi bërë një ndeshje fantatistike, por nëse nuk fitonim dot, të paktën të mos humbnim.

Ditët e fundit gjithçka ka shkuar kundër nesh, por falë Zotit janë edhe pesë ndeshje të tjera në grup. Goli i dytë erdhi si pasojë e emocioneve, pasi donim të rrezikonim për të fituar”. /h.ll/albeu.com

Shtuar 9.09.2022 07:51