“Italia ka humbur Spinazzola-n. Është e tmerrshme për ata, por imagjinoni sa e tmerrshme është për mua, që nuk do ta kem në dispozicion për gjashtë muaj”.
Këto kanë qenë fjalët e trajnerit të Roma-s, Jose Mourinho, në lidhje me dëmtimin e rëndë të pësuar nga ylli i Italisë dhe vberdhekuqve, Leonardo Spinazzola.
Në lidhje me zëvendësuesin e mundshëm të 28-vjeçarit tek Italia:
“Emerson Palmieri është një lojtar i mirë, me eksperiencë. Por Spinazzola po luante në mënyrë të jashtëzakonshme”, ka thënë Mou për talkSport.
Spinazzola do të shkojë në Finlandë, ku do të operohet nga profesor Orava.