Mourinho kërkon sulmuesin e Tottenham te Roma

Trajneri Jose Mourinho thuhet se ka kërkuar transferimin e Carlos Vinicius te Roma, meqenëse ka punuar me sulmuesin te Tottenham.

 

Braziliani kaloi sezonin e kaluar huazim te Spurs dhe kontribuoi me 10 gola dhe tri asistime në 22 paraqitje.

Sidoqoftë, Tottenham nuk do aktivizojë klauzolën e blerjes për 45 milionë euro, andaj lojtari do rikthehet te Benfica.

Sipas Globoesporte, Mourinho ka kërkuar të klubi i ri, Roma prurjen e Vinicius gjithashtu.

Do jetë tjetër huazim me opsion blerje, me kontratën që i skadon në qershorin e vitit 2024.

Vinicius nuk është i huaj në Itali, ngase më herët ishte pjesë e akademisë së Napolit, pastaj u shit për 17 milionë euro te Benfica./


Shtuar 6.06.2021 19:20