Mourinho bën gati listën, zbulon se çfarë i mungon Romës

Jose Mourinho shpesh ka folur rreth merkatos dhe Romës.

Tekniku portugez është shprehur i pakënaqur me drejtuesit e klubit pasi ata nuk po i japin një dritë jeshile për të kryer afrimet në ekip që ai do dhe se ekipi ka shumë mungesa.

Në bisedimet e fundit , Mourinho i ka treguar pronarëve se çfarë i mungon skuadrës për ta bërë atë konkurrues në funksion të objektivave të vendosura nga drejtuesit.

Sipas “Il Messaggero”, pronari amerikan Fredkin ka vendosur ta mbështesi atë.

Sipas “Special One” , skuadrës i mungon një mesfushor , një mbrojtës krahu i djathtë dhe një mbrojtës qëndre./h.ll/albeu.com


Shtuar 10.11.2021 21:06