Suksesi fantastik përballë Republikës Çeke solli gëzim dhe lot në çdo cep të botës ku flitet shqip.
Atmosfera pas sfidës ishte elektrizuese dhe përfshiu të madh e të vogël, pa diskutim u festua gjatë edhe nga protagonistët e këtij suksesi.
Ndërsa interesi ka qenë tepër i lartë dhe biletat u shitën të gjitha për pak orë, këngëtari Luiz Ejlli, nuk ka mundur të sigurojë një biletë për ndeshjen Shqipëri- Çeki.
Luizi ka bërë një postim në llogarinë e tij në “Instagram” ku shprehet se edhe pse ka kontaktuar shumë njerëz nuk ka mundur të gjej biletë.
“Është shumë vonë”, ishte përgjigja që i kanë dhënë fituesit të “BBV”.
Gjithsesi Luizi pak orë para fillimi të ndeshjes, i ka uruar fitore Kombëtares Shqiptare, edhe pse nuk do të jetë prezent në stadium.