VIDEO/Armando Broja surprizon Luiz Ejllin, i dërgon mesazh në shtëpi: Je më i miri

Tashmë reality show “Big Brother VIP Albania” ka përfshirë edhe futbollistët që nuk mungojnë herë pas here në rrjetet sociale duke treguar banorin e preferuar.

Luiz Ejlli është një nga ata që ka fansat më të shumtë dhe kjo shihet edhe nga mesazhet që herë pas herë i dërgojnë në mënyra të ndryshme.

Së fundmi, edhe Armando Broja që ka surprizuar shkodranin.

Te rubrika “Big Love”, aty ku banorët lexojnë mesazhet që i vijnë nga fansat e tyre, sulmuesi i Chelsea-it dhe njëkohësisht i kombëtares shqiptare ka dërguar një mesazh. Ai mbështet publikisht Luizin bashkë me familjen e tij.

“Luiz të përshëndesim. Je më i miri. Të ndjekim çdo ditë. Familja Armando Broja Londër”, shkruhej në mesazhin drejtuar këngëtarit të njohur duke nxitur dhe reagimin pozitiv të këtij të fundit.

@shqipet_neperbot_2 #luizejlli #armandobroja #meluizin #teamluizejlli #shqipetaretneperbot??? ♬ original sound – shqipet_neperbot??

/albeu.com/


Shtuar 21.03.2023 07:46