Monza humb betejën për Serie A, mposhtet në gjysmëfinale të “Play Off-it” nga Cittadella

Skuadra e Monzas nuk ka arritur të kualifikohet për në Serie A.

 

Monza kishte përballë skuadrën e Citadellas në kuadër të gjysmëfinales së “Play Off-it” të Serie B, shkruan lajmi.net.

Cittadella arriti të fitojë ndeshjen e parë me rezultatin 3-0, ndërsa sot në ndeshjen kthyese, Monza arriti një fitore prej 2-0.

Balotelli shënoi golin e parë në min 58’ dhe D’Alessandro shënoi golin e dytë në min 78’.

Kevin Prince Boateng u zëvendësua në min 55’ pasi nuk arriti të bëjë dallimin.

Rezultati përfundimtar, Monza 2-0 Cittadella.

Tani, Cittadella do të përballet me Venezian në finale dhe njëra nga këto skuadra do të luajë në Serie A.


Shtuar 20.05.2021 23:11

Tags: ,