Momenti kur turpërohet Casemiro (VIDEO)

Mbrëmë Casemiro bëri debutimin e tij të shumëpritur me Manchester United, por nuk shkoi siç ishte planifikuar pasi që u mposht 1:0 në shtëpi nga Real Sociedadi në Ligën e Evropës.

Casemiro ka qenë një transferim i bujshëm për United dhe ardhja e tij duket se ka përkuar me një ngritje të vetëbesimit në skuadër. Ai u prezantua në “Old Trafford” përpara fitores 2:1 të “Djajve të Kuq” ndaj Liverpoolit, një rezultat jetik që nisi një seri të fitoreve, përcjell KosovaPress.

Mesfushori brazilian e nisi ndeshjen nga minuta e parë kundër Real Sociedadit, por debutimi i tij nuk shkoi siç ishte planifikuar.

Përveç që u mposht klubi i tij si vendas, Casemiro u turpërua nga një lojtar kundërshtarë, respektivisht nga mbrojtësi i krahut të majtë, Aihen Munoz.

Munoz bëri një lëvizje tejet të bukur ku edhe i futi topin në mes të këmbëve Casemiros, duke e lënë këtë të fundit të turpëruar.

 


Shtuar 9.09.2022 19:21