Momenti kur tifozët gjuajnë me Coca-Cola Ronaldon (FOTO LAJM)

Cristiano Ronaldo ishte heroi i Portugalisë mbrëmjen e kaluar pasi shënoi dy penallti duke i siguruar vendit të tij një barazim 2-2 kundër Francës dhe kalimin në Raundin e 16 të Euro 2020. Goli i tij ishte i barabartë me rekordin ndërkombëtar të sulmuesit iranian Ali Daei i cili ka plot 109 gola. Teksa festonte golin e tij, ai nuk u tregua aq vigjilent pasi një tifoz i hodhi një shishe Coca-Cola nga pas.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu Sport ?????? (@sportalbeu)

Por jo vetëm kaq pasi ndaj tij u hodhën një seri objektesh nga tribunat e stadiumit në Budapest ku Ronaldo arriti të shënonte dy gola.

Javën e kaluar, Ronaldo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve pasi gjatë kohës që ishte në një konference shtypi zhvendosi shishet me Coca-Cola dhe i zëvendësoi ato me ujë dhe iu dha këshillë të gjithëve që të pinë ujë. Një veprim i tillë pati pasoja të rënda te kompania Coca-Cola pasi pësoi një humbje prej 4 miliad eurosh.


Shtuar 24.06.2021 18:17