Temperaturat e larta, ISHP jep të tjera këshilla si t’i bëni ballë vapës

Instituti i Shëndetit Publik ka dhënë të tjera këshilla në mënyrë që të kalohen sa më lehtë këto ditë të nxehta vere.

ISHP bën thirrje të rinjve që të tregohen të kujdesshëm ndaj të afërme, familjarëve apo të moshuarve që kanë probleme dhe kalojnë shumë kohë vetëm.

“Gjatë një vale të nxehti, ndihmoni personat që vuajnë nga i nxehti. Kontrolloni familjarët, shokët dhe komshinjtë që kalojnë shumë kohë vetë. Personat e moshuar ose të sëmurë që jetojnë vetëm duhet të vizitohen të paktën një herë në ditë.Gjithashtu ndiqni një kurs të ndihmës së parë për të mësuar se si të veproni gjatë emergjencave si pasojë e temperaturave të larta”, këshillon Instituti i Shëndetit Publik.


Shtuar 24.06.2021 18:21