Moment i pazakontë, lojtari ndëshkon kundërshtarin me kartonin e verdhë (VIDEO)

Mbrëmë (e enjte), në fitoren 2-1 të America de Cali ndaj Alianza Petrolera ndodhi një gjë e pazakontë.

Larry Angulo shënoi golin e fitores në minutën e 97-të dhe pati një kontroll të VAR-it, i cili shkaktoi protesta nga Alianza.

Gjyqtari shkoi t’i tregonte lojtarit kartonin e verdhë, por teksa ai nxorri kartonin, i ra në fushë.

Lojtari kolumbian Marlon Torres mori kartonin pasi kishte rënë në fushë dhe ndëshkoi lojtarin kundërshtar./h.ll/albeu.com


Shtuar 10.12.2021 16:43