ZYRTARE/ Do të sfidojë Leo Messin, mbrojtësi i kombëtares prezantohet në klubin “kuqezi”

Enea Mihaj ka vendosur të vazhdojë karrierën në Major League Soccer në SHBA. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare është transferuar te skuadra e Atlanta United ditën e sotme.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra amerikane nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. “Kuq e Zi për kombin dhe tashmë për klubin”, shkruan Atlanta United në rrjetet sociale ku prezantohet Mihaj.

Të lidhura

None found

Mbrojtësi kuqezi tashmë do të përballet me Lionel Messin në Konferencën Lindore. Enea Mihaj u largua nga Familicao si transferim i lirë pasi i përfundoi kontrata me portugezët.


Shtuar 2.07.2025 18:11