I ftuar në 1 Station Radio, Luciano Moggi, ish-drejtues i Napolit dhe Juventus-it, ka folur për Champions League, kuftën për titull në Serinë A dhe trajnerin e Roma-s, Jose Mourinho.
“Milan është përballë me skuadra më të forta në Champions League. Edhe Porto nuk është një skuadër që duhet nënvlerësuar, besoj se mund të thotë fjalën e saj në Europë”, ka thënë Moggi.
“Serie A është sigurisht më e lehtë se kompeticionet europiane, sepse gabimet mund të rikuperohen në kampionat, ndërsa në Europë duhet t’i fitosh të gjitha”.
Në lidhje me Juventus-in: “Po bën një rrugë të kundërt në krahasim me kuqezinjtë, por, me përjashtim të Chelsea-t, është përballur me skuadra të dorë së dytë. Nëse do të mundin Fiorentinan, do të mund të kthehen të frikshëm edhe në kampionat, por titulli është i paarritshëm.
“Fajet e kësaj situate duhet të ndahen: kanë kthyer Allegri-n, i cili kishte një skuadër më të fortë në dispozicion kur është larguar. Ndërsa, sot, mungon mesfusha. Allegri nuk ka shkopin magjik.
“Titulli? Për momentin them Napoli, më pas vjen Milan-i por duhet të presim derbin për të kuptuar ambiciet e Inter-it. Mourinho? Arbitrat gabojnë shumë, por ai nuk bën më të qeshë me teatrin e tij”.