Mjekët japin alarmin: Futbollistët po preken nga “murtaja e verës”

David Silva (pensionuar), Thibaut Courtois, Eder Militao (Real Madridi), Jurrien Timber (Arsenal), Mings dhe Emi Buendía (Aston Villa)… “Murtaja” e verës në formën e dëmtimeve ka qenë këputja e ligamentit të kryqëzuar të përparmë të gjurit, gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë një futbollisti, sepse praktikisht do të thotë të humbasësh pjesën tjetër të sezonit. Dhe të gjithë pyesin: a ka diçka për ta shpjeguar këtë “murtajë”?

“Fat i keq, – thotë Ancelotti. – Militao ishte shumë mirë në nivelin e forcës, Courtois njëlloj. Nuk kishim alarme në këtë drejtim, ndonjëherë ka lojtarë me disbalancë në këmbë në nivelin e forcës…”

Dy goditje në vetëm katër ditë kanë ringjallur të gjitha llojet e debateve pas katër vitesh pa kësi dëmtimesh te Real Madridi, pasi Marco Asensio në korrik 2019 ishte i fundit që këputi ligamentin e kryqëzuar të përparmë të gjurit.

Por përtej rastësisë, specialistët konsiderojnë se ka shumë faktorë që ndikojnë. Dhe një prej tyre është kalendari i ngjeshur. “Në mjekësi nuk ka rastësi dhe kjo rritje e dëmtimeve është për shkak të rritjes së numrit të ndeshjeve të luajtura çdo sezon, llojit të këpucëve që mbajnë lojtarët dhe cilësisë së fushave të lojës”, – thotë mjeku Pedro Luis Ripoll.

Pep Guardiola foli këtë javë për mungesën e pushimit, kohën e shkurtër të rikuperimit dhe dëmtimet: “Në parasezonin tim të parë kisha 25 ditë për t’u përgatitur për ndeshjen e parë kundër Skonto Rigës. Tani kam 4 ditë.

Dhe në fund shikoni sa ligament të kryqëzuar po këputen te lojtarët… Të bëjnë të shkosh në Azi, SHBA, ndeshje shumë të forta. Futbollistët janë njerëz dhe strapacohen, shikoni si po dëmtohen. Përse? Sepse ‘shoë’ duhet të vazhdojë”.

Dhe nëse Courtois nuk është atje do të ketë një tjetër, nëse nuk është Militao, pra, një tjetër, ose Kevin de Bryune, mirë, do të ketë një tjetër. Sepse lojtarët mbarojnë Champions League dhe kalojnë dy javë me ekipet kombëtare. Mos harroni se vitin tjetër nis Kupa e Botës për Klube në SHBA me 37 skuadra. Dhe në krye të kësaj, tani më shumë minuta, 110 ose 112…, plotësisht koha efektive.

Ekziston një statistikë në ekipet e Champions-it me ligament të përparmë të kryqëzuar të këputur çdo dy sezone. Por në të njëjtën kohë ka të dhëna që na ftojnë të mendojmë se po vijnë kohë më të këqija.

Nëse viti i Kupës së Botës tashmë e ka marrë numrin e vet me pothuajse dy herë më shumë dëmtime të këtij lloji sesa sezoni i mëparshëm (13 kundër 7 në La Liga), viti pas Kupës së Botës mund të jetë më i keq.

“Në mungesë të strukturimit të duhur të periudhave të pushimit të lojtarit dhe trajnimi i padukshëm, i cili përfshin punën e proprioceptimit ose, e njëjta gjë, minimizon kontrollin automatik të tkurrjes së muskujve që mbrojnë gjurin kur i nënshtrohet stresit mekanik”, – thotë Ripoll.

Një nga specialistët e mëdhenj të gjurit në botë, doktori Manuel Leyes (ka operuar Militao dhe Courtois këtë javë), paralajmëroi tashmë në një intervistë për “MARCA” se gjithnjë e më shumë fëmijë po pësojnë kësi lëndimesh. Për këtë arsye ai rekomandoi “të luani sporte të tjera, të filloni të garoni më vonë dhe të zvogëloni fërkimin e këpucëve dhe sipërfaqeve të lojës”.

Sido që të jetë, shumë përparim është bërë në operacionin e një dëmtimi që 20 vite më parë i dha fund karrierës së një futbollisti, siç ndodhi me Álvaro Benito, sot komentator i ‘Movistar’, në kohën e dëmtimit të tij me të rinjtë e Real Madridit.

Një studim nga ‘The American Journal of Sports Medicine’ vuri në dukje se vetëm dy nga pesë futbollistë që këputën ligametin e kryqëzuar të përparmë të gjurit u kthyen për të performuar në nivelin e tyre më të mirë: Jesé dhe Victor Valdés. Më keq ishte për ata që pësuan dëmtimin e mallkuar në kategoritë e të rinjve. Asnjë nga futbollistët që thyen kockat para moshës 18-vjeçare nuk arriti në elitë, në pesë ligat kryesore evropiane.

Koha mesatare e rikuperimit nga ky dëmtim varion nga 7 deri në 11 muaj. Në kushte normale, një futbollist do të qëndronte jashtë fushave nga 8 deri në 9 muaj, kohë që në rastin e të qenit femër do të shkonte deri në të paktën 10 ose 11 muaj, siç ndodhi me Alexia Putellas.

Por në rast se lojtari i dëmtuar është një portier si Courtois, koha e pushimit do të ishte disi më e vogël, midis 7 dhe 8 muajsh. Një tjetër detaj i rëndësishëm që funksionon në favor të një portieri për t’u rikthyer më shpejt është mosha e tij. Specialistët e konsultuar nga ‘MARCA’ konsiderojnë se një lojtar mbi 30 vjeç lejohet të rikthehet në fushë para një 20-vjeçari, pasi ka këputur ligamentin e kryqëzuar të përparmë në gju.

Enes Ünal (Getafe) ishte i fundit në listën e gjatë dhe alarmante të lojtarëve të La Liga-s që pësuan këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë sezonin e kaluar, një nga dëmtimet më të frikshme nga futbollistët. Gori (Espanyol), Jaume Domenech (Valencia), Sadiq (Real Sociedad), Anuar (Valladolid), Zaldua (Cádiz), Coquelin (Villarreal), Reinildo (Atlético), Fekir (Betis), Bryan Ocampo (Cádiz), Brasanac (Osasuna), Toni Villa (Girona), Svidersky (Almería) dhe Enes Ünal (Getafe) janë 13 lojtarët që e pësuan këtë dëmtim sezonin e kaluar, që është pothuajse dyfishi i sezonit 2021-2022.

Por më e keqja, pa dyshim, është ta këpusësh për së dyti ligamentin e kryqëzuar të përparmë të gjurit. Për këtë mund të flasin Sergio Asenjo, Giuseppe Rossi dhe Sergio Canales, nga të cilët vetëm lojtari i ri i Rayados de México mund të thotë se u kthye më i fortë. Gjëja normale është që asgjë nuk kthehet njësoj pasi ka pësuar këtë lëndim, më të rëndin për një futbollist.


Shtuar 6.09.2023 17:56