Milionat e arabëve “tundojnë” Jasir Asanin, idhulli i tifozëve kuqezi refuzon kalimin në Europë

Jasir Asani është padyshim një nga lojtarët më të rëndësishëm të kombëtares shqiptare, i cili dhuroi spektakël me paraqitjet dhe golat e tij në kualifikueset e Euro 2024. 28-vjeçari ishte basti i fituar i Sylvinhos, me shkupjanin që e nisi aventurën kuqezi në Varshavë përballë Polonisë.

Asani gjithashtu është një nga lojtarët më të rëndësishëm për ekipin e tij në Korenë e Jugut, Gwangju. Por performancat e tij duket se do i japin fund aventurën së shkupjanit me këta të fundit. Pikërisht për shkak të paraqitjeve me kuqezinjtë, ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë. Në Spanjë Las Palmas dhe Celta Vigo janë vënë në “gjurmët” e ish-it të Partizanit, por jo vetëm kaq.

Duket se milionat e ofruara nga Arabia Saudite kanë “tunduar” Asanin. Më shumë gjasa sulmuesi i kombëtares do të “refuzojë” kalimin në Europë për milionat e ofruar nga arabët, teksa emri i skuadrës që do të sigurojë shërbimet e mëngjarashit ende nuk bëhet e ditur. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me idhullin e tifozëve kuqezi, me merkaton e janarit që është shumë e “zjarrtë” për të. /newsport.al/


Shtuar 23.01.2024 16:10