Milani rikthehet tek fitorja, Giroud nxjerr ekipin nga “tuneli”

Milan më në fund është rikthyer te fitorja, teksa ka triumfuar me rezultatin minimal 1 me 0, ndaj Torinos, në mitikun “San Siro”.

Përballja nisi e vrullshme nga të dyja palët, por pjesa e parë u mbyll me rezultatin e bardhë 0 me 0. Mirëpo, nisja e pjesës së dytë solli dhe golin e avantazhit dhe të vetëm të sfidës. Në minutën e 62’-të, pas një pasimi fantastik nga Theo Hernandez, “bomberi” francez, Olivier Giroud dërgon rrejtën në portën e “demave” torinezë.

Me këtë fitore, Milani rikuperon shumë pozicionë në tabelë, teksa aktualisht pozicionohet në vendin e 3-të, në kampionat ku ka grumbulluar plot 41 pikë.

 


Shtuar 10.02.2023 22:55