Milani përforcohet në sulm, zyrtarizon transferimin nga Franca

Milani pak minuta më parë ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit Pellegri nga Monaco në formë huazimi.

Gjigantit italian do t’i kushtojë huazimi i Pellegrit 1 milionë euro, me të drejtë blerje për 6 milionë, e drejta e cila mund të kthehet në obligim sipas marrëveshjes.

Pellegri njihet si qendër sulmues, por mund të pozicionohet edhe si sulmues i dytë apo sulmues i djathë.


Shtuar 25.08.2021 18:11