Milani nuk zhgënjen në Champions, mund Napolin dhe ëndërron rikthimin e madh

Në Champions League luhet një tjetër muzikë, dhe këtëMilani e di shumë mirë dhe e ka treguar edhe mbrëmjen e sotme përballë Napolit.

Kuqezinjtë e Spaletit kanë ftuar 1-0 në ndeshjen e parë çerekfinale përballë Napolit. Në fillimin e sfidës, napoletanët shfaqen kërkues, Maignan i mohoi golin Zielinskit.

Një kundërsulm perfekt i kuqezinjve përfundon me gol në minutën e 40-të. Ishte pikërisht Ismael Bennacer qe me një goditje me të majtën, ia del të mposhtë Meret. Fraksioni i parë mund të sillte një tjetër gol të “Djallit”, nëse Kjaer do tregohej më i saktë me kokë, pasi sfera përfundoi në traversë.

Ekipi i drejtuar nga Luçiano Spalleti do rriste presionin, në kërkim të barazimit, gjithsesi mbrojtja e ekipit nga Milano dukej në një natë të mirë. Anguisa do merrte kartonin e dytë të verdhë në minutën e 75-të, duke komplikuar edhe më shumë gjërat për miqtë. Deri në fund shifrat do mbeteshi të pandryshuara, kurioziteti është i madh për sfidën e kthimit.


Shtuar 12.04.2023 23:09