Milani mposht pastër Atalantën dhe siguron një vend në Champions (VIDEO)

AC Milan ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për edicionin tjetër.

“Rossonerët” mposhtën në udhëtim Atalantan me rezultat 0 – 2.

Ishte mesfushori Franck Kessie, që doli të jetë ylli i ndeshjes duke shënuar dy herë nga penallti (43′, 90+2′).

Pas kësaj fitore, Milan siguron pjesëmarrjen në LK duke u renditur në pozitën e dytë me 79 pikë, një më shumë se Atalanta që zë vendin e tretë me 75 pikë.

Ndërkohë, edhe Juventus u kualifikua falë barazimit të Napolit./


Shtuar 23.05.2021 22:48