Ndeshja e fundit e Mike Maignan daton në 18 shtator kundër Napolit, por tjetra mund të jetë shumë afër.
Portieri duket se është në fund të një procesi shumë të gjatë rehabilitimi dhe lajmi i mirë për Milanin dhe tifozët e tij është se fra ncezi pritet të jetë në fushë për ndeshjen e dytë të raundit të 16-të të Champions League kundër Tottenham të planifikuar për 8 mars, ose të paktën kështu raportojnë mediet italiane.
Madje, më tej shtohet se ai do të tentojë që të luajë para përballjes në Champions të paktën ndeshje në kampionat, pikërisht atë kundër Atalantës më 26 shkurt, në të kundërt nëse nuk mundet në shkurt, do jetë në sfidën ndaj Fiorentinës më 4 mars
Milani, i cili pas një janari të tmerrshëm ka gjetur sërish veten, po pret me ankth rikthimin e portierit. Me të, rikthimi me Tottenhamin do të ishte më pak i frikshëm.