Milani me hapa të sigurtë drejt huazimit të Luka Jovic

Luka Jovic ka shumë mundësi për t’u larguar këtë dimër dhe gjithçka tregon se Milani do të jetë destinacioni i tij i radhës.

Që nga zbarkimi i tij në kryeqytetin e Spanjës, serbi ka pasur vwshtirwsi nw ambientim dhe zwrat pwr largim kanw nisur prej kohwsh.

Milani nga ana e tij është në kërkim të një sulmuesi për të përforcuar skuadrën dhe Stefano Pioli kërkon më shumë alternativa për sulmin për të përballuar pjesën e dytë të sezonit. Aktualisht italiani ka në radhët e tij Zlatan Ibrahimovic, Ante Rebic dhe Rafael Leao, ndaj Jovic do të kompletonte pokerin e sulmit.

Milani që mban marrëdhënie shumë të mira me Real Madridin, të gjithë i kujtojmë operacionet e fundit si të Brahim ashtu edhe të Theo Hernández.

Nga ana e tij, Real Madridi e di se është një mision i pamundur rikuperimi i 63 milionë eurove të investuara në të dhe tani zgjidhja që po mendohet është huazimi për një vit e gjysmë të ardhshëm. Ajo që mbetet për t’u parë është nëse do të përfshinte mundësinë e blerjes s përfundimtare, kështu që do të duhet të presim për të zbuluar se si kryhet përfundimisht operacioni . /albeu.com


Shtuar 8.12.2021 10:41