Miralem Pjanic është një nga lojtarët që e ka nevojë urgjente për të vendosur për të ardhmen e tij te Barcelona.
Edhe pse largimi i tij dukej si opsion i vështirë për sekretariatin teknik, tanimë ka lajme të mira dhe është Milani skuadra e interesuar për shërbimet e boshnjakut.
Lojtari ishte i huazuar te skuadra e Besiktas sezonin e fundit, ku bëri një paraqitje pozitive, por kjo nuk e ka bindur Xavi-n.
Pas largimit të Kessie drejt Barcelonës, në Milano e shohin si një opsion tërheqës ish yllin e Juventusit.
Ideja e Milanit është të arrijë një marrëveshje huazimi me të drejtë blerjeje, një formulë që i shkon për shtat edhe ekipit të Barcelonës./albeu.com