Milani arrin marrëveshjen me yllin francez të Chelsea

Olivier Giroud mund të jetë lojtar i Milanit pas “Euro 2020”.

Sipas “Gianlucadimarzio.com”, Giroud dhe Milani kanë arritur një marrëveshje e cila përmban kontratë dy vjeçare për francezin.

Sipas artikullit, Giroud do të përfitojë rreth 3.5 milionë euro në sezon me një kontratë dy vjeçare me “Rossonerët”.

Giroud ka rinovuar kontaratën me Chelsean por si duket francezi do të vazhdojë karrietën në Milan.

Francezi kishte regjistruar 75 paraqitje për Chelsean ku ka shënuar 17 gola në Premierligë.


Shtuar 23.06.2021 08:59