Milan ka filluar të interesohet për mesfushorin e Lille, Renato Sanches.
Kontrata e portugezit i skadon në vitin 2023 por Milan po provon ta sjellë mesfushorin e talentuar që në janar. Vështirësitë janë të mëdha pasi 24-vjeçari kushton diku tek 45 milion euro dhe Milan si fillim duhet të bëjë disa dalje.
Sanches shihet si zëvendësuesi i Kessie i cili nuk po dëshiron të rinovojë kontratën me klubin milanist. Sipas “Gazetta delloSport”, për 24-vjeçarin është interesuar Juventus dhe Roma./h.ll/albeu.com