Kontrata e Zlatan Ibrahimovic me Milanin skadon për 4 muaj, me klubin italian që dëshiron të vazhdojë punën me sulmuesin suedez, pavarësisht se në fillim të sezonit të ri ai do të mbushë 41 vjeç.
Sipas një raportimi të “SportMediaset”, milanezët janë duke shqyrtuar një propozim për rinovimin e kontratës me Ibrahimovicin, por uljen e pagës vjetore të lojtarit.
Konkretisht, nga 7 milionët që është aktualisht paga vjetore e sulmuesit të Milanit, ku “rossonerët” janë të gatshëm t’i ofrojnë 3 milionë euro si shumë fikse plus një bonus që do të lidhet me numrin e pjesëmarrjeve dhe golave. /albeu.com/