Milan befasohet në “frymën e fundit” (VIDEO)

Milan ka humbur në shtëpi ndaj Spezias me rezultatin 1-2.

Në minutën e 46-të Leao zhbllokoi rezultatin në 1-0. Milan gjithashtu humbi edhe një penallti në pjesën e parë nga Theo.

Pjesa e dytë ishte konkrete për Spezias ku në minutën e 64-të ishte Agudelo i cili barazoi rezultatin në 1-1.

Milan ka kontrolluar totalisht lojën por befasia vjenë nga ekipi i ish-lojtarit të Inter-it, Thiago Motta.

Në minutën e 95-të të lojës Spezia shënon golin e fitores me anë të Gyasi.

Kështu, Milan ka humbur tre pikë të rëndësishme pasi lejon rivalët e Inter-it të vazhdojnë rrugëtimin e tyre të qetë në drejtim të skudetos.

Milan ndodhet në vendin e dytë me 48 pikë ndërsa Inter në vendin e parë me 50 pikë ( me një ndeshje më pak)./ h.ll/albeu.com


Shtuar 17.01.2022 20:34