Miku i afërt i Michael Schumacher: Gjendja e tij po përmirësohet

Presidenti i FIA -s, Jean Todt ka folur për gjendjen e Schumacher.

Todt, i cili është mik i familjes së Schumacher ka kontakt me Schumacher deklaroi se ai po përmirësohet.

“Michael Schumacher po përmirësohet ngadalë dhe me siguri. Kam kaluar shumë kohë me Corinna që kur Michael pati aksidentin e tij të rëndë. Ajo është grua e fort dhe po e drejton familjen. Unë i besoj asaj dhe mendoj se do të kemi lajme më të mira” ka thënë Todt.


Shtuar 7.09.2021 09:37