“Messin tani e ndjekin më pak se te Barça. Çfarë është Ligue 1? Nuk e di se kush e shikon PSG-Nantes”

Kreu i La Ligës beson se Leo Messi është më pak i ndjekur te PSG sesa te Barcelona.

“Mendoj se Messi nuk mungon vetëm në La Liga, por edhe në futbollin botëror. Çfarë është kampionati francez, apo jo? Më duket se mënyra se si ai luan për PSG-në nuk ka rëndësi. Ai është më pak i ndjekur atje sesa kur luante për Barcelonën.

Pra futbollit i mungon Lionel Messi. Shpresojmë që ai të bëjë një punë të shkëlqyeshme në Kupën e Botës, sepse do të kemi mundësinë ta shohim atë të luajë përsëri.

Nuk njoh njerëz që shohin ndeshjen e PSG-së kundër Nantes. Unë nuk i njoh ato. Te Barça, ai tërhoqi shumë më tepër vëmendje”, tha Javier Tebas.

Sulmuesi 35-vjeçar ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë 13 asistime në 17 paraqitje për PSG-në në të gjitha garat këtë sezon. /G.D albeu.com/


Shtuar 2.11.2022 12:44