“Mbroni qytetarët tanë”/ Indiani i arrestuar në Rinas për drogë, familja i shkruan kryeministrit të Indisë: Kanë ngatërruar identitet

Familaj e Nitin Mishra, biznesmenit indian i cili po mbahet në Shqipëri për ‘ngatërrim identiteti’, kanë kërkuar ndihmën e kryeministrit indian, shkruan CNN-News18. Sipas zyrtarëve, Mishra u arrestua në tetor në Shqipëri me akuzën e trafikut të drogës, mirëpo familja e tij pretendon se ai është arrestuar për shkak të një ‘gabimi me identifikimin’.

Një avokat i të drejtave të njeriut me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, Harjot Singh, tha se pasi autoritetet shqiptare arrestuan Mishra, familja e tij dhe konsullata indiane atje dyshohet se u mbajt në errësirë për vendndodhjen e tij për më shumë se dy javë, raporton The Times of India.

Familja e Mishras bën thirrje për drejtësi, madje i kanë shkruar zyrës së Kryeministrit Narendra Modi duke kërkuar një ndërhyrje nga zyrtarët për të “mbrojtur të drejtat e qytetarëve indianë”. Sipas familjes, Nitin u arrestua pas një operacion të përbashkët nga policia shqiptare dhe DEA e qeverisë amerikane për një çështje narkotike. Familja pretendon se nuk e kishin idenë për arrestimin e tij për ditë të tëra dhe thuhet se kishin marrë vesh për arrestimin e Mishras vetëm pasi kishin lexuar një raport lajmesh.

Familja e Mishras përdori shtresën e saj për të kontaktuar me një avokat tjetër në Mbretërinë e Bashkuar, i cili tha se ekipi i tij kishte paraqitur një ankesë pranë autoriteteve shqiptare për Nitinin që dyshohet se nuk i ishte ofruar avokat deri më tani.

Kjo nuk është hera e parë që familja bën apel për lirimin e indianit. Ata kanë perseritur se Mishra është ngatërruar me një person tjetër, e me shumë mundësi kanë kryer ngatërrim në letra.