Messi si Ronaldo, vuan mungesën e golit në 3 ndeshjet e para

Aventura e Lionel Messit te PSG nuk ka shkuar ashtu si duhet.

Si mos mjaftonte përplasja me Pochettinon gjatë zëvendësimit në ndeshjen ndaj Lyon, argjentinasi në dy ndeshje të kampionatit ende nuk e ka shijuar golin.

Ai gjithashtu luajti 90 minuta në Champions ndaj Club Brugge por sërish nuk realizoi.

Messi ka zhvilluar 2 ndeshje, dhe ato jo të plota. Argjentinasi luajti ndaj Reims 20 minuta, dhe 75 minuta kundër Lyon.

Por, në fakt këtë fillim të vështirë e vuajti edhe Ronaldo te Juventusi. Numri 7 kur shkoi te Juventusi ju desh ndeshja e 3-të si titullar që të shënonte ndaj Sansuolos në shtator të vitit 2018, madje ai realizoi dopietë në ndeshjen e Serie A.

Po a do shënojë Messi në ndeshjen e 3-të si titullar në Ligue One? Kjo mbetet për t’u parë kur të mërkurën në mbrëmje PSG luan në transfertë ndaj Metz.

Rivaliteti me CR7:

Ndryshe nga argjentinasi, portugezi në vetëm 3 ndeshje ka realizuar plot 4 herë, 1 gol në Champions dhe 3 në Premier League. Se cili do shënojë më shumë gola deri në fund të sezonit? Kjo mbetet për t’u parë pasi është vetëm fillimi. G.D /albeu.com/

 


Shtuar 20.09.2021 14:18