Messi shënon golin e parë në Ligue 1, PSG mposht me 10 lojtarë Nantes (VIDEO)

PSG ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme përballë Nantes në kuadër të javës së 13 të Ligue 1.

Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 2 me Kylian Mbappe, i cili do të ishte edhe goli i vetëm i 45 minutave të para.

Në pjesën e dytë vendasit do të marrin një goditje të fortë, pasi portieri Navas ndëshkohet me karton të kuq duke të lënë të tijët me 10 lojtarë.  Pochetinno  i detyruar zëvendëson Neymar me portierin e 3, Rico.

Vetëm 10 minuta më pas, miqtë do të barazojë rezultatin në minutën e 76 me Kolo Muani. PSG do të reagonte por njëkohësisht do të ishte edhe me fat pasi në në minutën e 82, Appiah devijon topin në portën e tij për të kthyer PSG në avantazh.

Në minutën e 87 është momenti për golin e parë të Leo Messit në Ligue 1 pasi merr një top nga Mbappe.

Me këtë fitore “blindon” vendin e parë me 37 pikë, ndërsa Nantes pozicionohet në vendin e 11 me 18 pikë. /albeu.com

 


Shtuar 20.11.2021 18:57

Tags: , ,