Siç bën të ditur “Daily Mail”, Leo Messi ka refuzuar ofertën e CBS Sports për të analizuar ndeshjet e Champions League në studion e Miamit.
Gjithçka, siç shpjegon e përditshmja britanike, për shkak të prezencës në program të ish-it tw Liverpulit, Jamie Carragher, me të cilin sulmuesi i Inter Miami është përplasur disa herë në të kaluarën.
Sipas burimeve të Daily Mail, CBS Sports i ka dërguar një ftesë zyrtare klubit amerikan Inter Miami për të lejuar prezencën e argjentinasit në program.
Gjithsesi Messi e ka refuzuar këtë ofertë për shkak se në emision është dhe ish-futbollisti anglez. Vlen të kujtohet se në 2022 Carragher tha se sulmuesi argjentinas i ishte drejtuar me fjalën “gomar” në korrespondencën personale pasi anglezi kishte kritikuar transferimin e Messit te Paris Saint Germain”, – përfundon rindërtimin e asaj që ka ndodhur tabloidi i njohur britanik./albeu.com