“Messi ndihej i “zhgënjyer” me Pique”

Mungesa e Gerard Pique në darkën e së hënës në Barcelonë ku u takuan Leo Messi, Sergio Busquets dhe Jordi Alba shkaktoi lloj-lloj komentesh.

Gazetari Lluis Canut, shpjegoi në emisionin “Onze” të Esport 3 se mes Messit dhe Piques ka një distancë.

“Pique nuk është pjesë e rrethit të miqve më të ngushtë të Messit brenda skuadrës. Rrethi përbëhet nga ata që ishin në darkë”.

Gazetari tha se marrëdhëniet janë përkeqësuar, si rezultat i rinovimit të fundit të kontratës së Piques kur u bë reduktimi i pagave, kjo e lëndoi Messin dhe ai u ndje i zhgënjyer.

Canut shtoi se kjo është regjistruar nga Messi në disa WhatsApp.

“Pata mundësinë të shoh një të tillë, një ish-drejtues i bordit të mëparshëm të drejtorëve. Një WhatsApp nga Messi te një ish-lider, ku ai shprehte shqetësimin dhe zhgënjimin e tij me Pique sikur ta kishin lënë vetëm dhe në baltë”. /albeu.com/

“Messi ndihej i “zhgënjyer” me Piqué”

 


Shtuar 26.01.2022 18:56

Tags: ,