Messi: Lumturi e madhe fitimi i Kupës së Amerikës, tani ëndërroj Kupën e Botës

I intervistuar nga Marca , Lionel Messi flet edhe për Argjentinën: “Jam shumë i lumtur, arrita të arrij një nga synimet e mia të mëdha, që është fitimi i Kupës së Amerikës. E mbyllëm vitin me kualifikimin në Kupën e Botës. Jemi ndër favoritët.Kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë për të qenë një nga kandidatët për fitoren përfundimtare dhe do të mundohemi të shkojmë në Kampionatin Botëror në mënyrën më të mirë të mundshme.

Spanja e Luis Enrique?
“Kam ndjekur ndeshjet e Spanjës, shihet dora e trajnerit. Të gjithë kanë ide shumë të qarta, luajnë si ekip. Kanë dëshmuar se janë një kombëtare e shkëlqyer, si në kampionatin europian, ashtu edhe në kualifikimet për Kupa e Botes.”

Një finale Spanjë-Argjentinë?
“Do të ishte mirë, edhe nëse do të më mjaftonte të arrij në finale, kundër Spanjës apo një ekipi tjetër, për të jetuar një ëndërr të re”./h.ll/albeu.com


Shtuar 23.11.2021 15:56