Messi luan Botërorin e fundit në Katar, Dybala: Kur e mendon të shkakton ankth

 

Mbrëmjen e djeshme Roma u mposht në shtëpi nga Real Betis në kuadër të Europa League.

Pas ndeshjen për mediat foli edhe Paulo Dybala, i cili u pyet edhe për Botërorin Katar 2022 me Argjentinën  që është pranë dhe deklaratën e Messit se kjo është Kupa e Botës e fundit për të.

“Është kompeticioni më i bukur në botë. Të dish se ky mund të jetë shansi i fundit për Messin për të fituar Kupën e Botës mund të shkaktojë pak ankth, por ne duhet të ruajmë qetësinë dhe të provojmë deri në fund,”tha argjentinasi.


Shtuar 7.10.2022 18:22