“Porti i Durrësit aferë Rama-Basha,” reagon ish-kreu i PD-së

Deputeti Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje akuzave të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha që tha sot se “Lulzim Bravan është aksioner te Porti i Durrësit”.

Në dy “cicërima” të njëpasnjshme në Twitter, Basha thotë se sa herë që kërkon të fshehë diçka, “nongrata” (Berisha), hap thesin e shpifjeve. Basha thotë se trekëndëshi Rama-Meta-Berisha është i bashkuar në të gjitha fijet e interesave ekonomike dhe politike.

Reagimi i Bashës:

Sa herë do të fshehë diçka, non grata hap thesin e mashtrimeve dhe shpifjeve. Trekëndëshi i Bermudës është i pandarë në korrupsion, lidhje me krimin dhe minim të demokracisë.E vërteta është e thjeshtë: Bashkë i kanë oligarkët dhe mediat, lejet, kullat, koncesionet e tenderat, bandat dhe policët e gjyqtarët e korruptuar.