Messi “i vë flakën” vendit, sulmuesi argjentinas realizon super festë për ditëlindje

Lionel Messi festoi ditën e djeshme 35 vjetorin e tij të lindjes dhe për këtë, realizoi një super festë në Ibiza në praninë e miqve të tij më të mirë.

Messi e festoi ditëlindjen e tij në Ibiza, aty ku ndodhet prej kohësh pasi është duke bërë pushimet e tij.

Të pranishëm në ditën më të bukur të sulmuesit, ishin pothuajse të gjithë shokët e ekipit të tij të kombëtares. Luis Suarez dhe Fabregas ishin gjithashtu të pranishëm për të festuar me to.

Miqtë e tij më të mirë si Lautaro Martinez, Correa, De Paul dhe Di Maria ndodheshin aty për atmosferën festive./ h.ll/albeu.com

 

Shtuar 25.06.2022 11:19