“Messi do të luajë për Newell’s Old Boys, siç ka luajtur Maradona”

Dashuria e parë e Messit nuk ishte Barcelona, por skuadra argjentinase: Newell’s Old Boys.

Sipas ish asistentit të Atletico Madridit, Burgos, Messi do të luajë në të ardhmen për Newell’s, ashtu siç kishte luajtur Diego Maradona.

“Nëse Diego Maradona luajti aty, Messi do të luajë për Newell’s në Primera. Mendoj se do të ndodh. Shpresoj që së shpejti”.

“Kam besim te ai, besoj që do jap edhe më shumë. Mendoj se nuk do largohet nga Barcelona sepse shtëpia e tij është Newell’s dhe dikur do kalojë aty”, tha ai.

Burgos që u largua nga Atletico verën e kaluar, u punësua te skuadra argjentinase.


Shtuar 22.03.2021 21:02