Futbollistët e Real Madridit u kualifikuan në finalen e Superkupës së Spanjës pasi mposhtën rivalin e qytetit Atletico Madridin me rezultat 5-3 pas kohës shtesë, në ndeshjen e zhvilluar në Riad të Arabisë Saudite.
Ishte një lojë e mrekullueshme me tetë gola, përmbysje dhe rastesh nga të dyja palët. Fituesi u zgjidh përfundimisht në kohën shtesë me dy gola të tjerë të shënuar nga Los Blancos.
None found
Para fillimit të ndeshjes u mbajt një minutë heshtje ish futbollistin e njohur që ndërroi jetë, Franz Beckenbauer.
Nga tribunat e stadiumit të Riadit u dëgjuan fishkëllima nga disa prej shikuesve., ndërsa gjatë ndeshjes sauditët fishkëllyen dhe Toni Kroosin, i cili kritikoi mënyrën se si lojtarët e rinj po shkojnë në ligë arabe për para.
Ndërsa arsyeja se pse spektatorët në stadiumin e Riadit kanë fishkëllyer Beckenbauerin nuk dihej, por mediumi spanjoll, Cadena SER, foli me një gazetar saudit, i cili e shpjegoi ose pse ndodhi kjo.
“Ato fishkëllima nuk kishin të bënin me Beckenbauer, ishte më shumë një problem kulturor. Në Arabinë Saudite nuk është e zakonshme të mbahet një minutë heshtje. Megjithatë, jo të gjithë tifozët kanë fishkëllyer, vetëm një pjesë”, deklaroi ai. /Telegrafi/
Ish-ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe të gjithë akterëve politikë që…
Drita e ka nisur me fitore sezonin e ri 2026/27, për ta mposhtur në shtëpi Llapin.Përballja ishte tepër e zjarrtë…
Prishtina është nikoqir i Ballkanit, në kuadër të ndeshjes së parë për Superligën e Kosovës.“Bardhëkaltërit” njësoi si “Xhebrailat” do të…
Një zjarr i madh shpërtheu në qendrën më të madhe të shpërndarjes së platformës ruse të tregtisë elektronike Wildberries, në…
Një konflikt banal mes dy shitësve të biletave për anijet turistike ka përfunduar me plagosje me thikë në portin e…
Një person është gjetur i pajetë në baensën e tij në Mallkeq të Vlorës. Dyshohet se 69-vjeçari ka qëlluar veten…