Categories: kosovë

Bajrami: Përplasjet politike po e dëmtojnë Kosovën dhe qytetarët e saj

Ish-ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe përfaqësuesit e të gjitha subjekteve politike që të tejkalojnë ndarjet dhe të angazhohen për krijimin e institucioneve të vendit.

Të lidhura

None found

Në një intervistë në emisionin “InfoMagazine”, Bajrami tha se bllokadat dhe përplasjet e vazhdueshme në politikë po i sjellin dëme Kosovës, ndërsa pasojat po bien mbi interesin e qytetarëve.

Ai u bëri thirrje edhe partive fituese të zgjedhjeve, edhe atyre që janë në opozitë, të rikthehen në dialog dhe të kontribuojnë për vënien në funksion të institucioneve.

“Unë edhe nga kjo studio, edhe pse jam jashtë rrjedhave politike, ju bëj ftesë të gjithë akterëve politikë pa dallim, qoftë atyre që kanë fituar zgjedhjet, qoftë atyre që s’i kanë fituar zgjedhjet, por që janë në opozitë, që t’i kthehen arsyes, mendjes së shëndoshë, të ulen dhe t’i themelojnë institucionet e Kosovës dhe të ecin përpara”, tha Bajrami.

Sipas tij, askush nuk përfiton nga vazhdimi i këtyre përplasjeve, pasi në fund çmimin e tyre e paguajnë qytetarët.

“Sepse në fund e fundit këto përplasjet politike na bëjnë të gjithë humbës. Po humbësi më i madh në këtë situatë është populli i Kosovës dhe ne do ta paguajmë faturën për këta politikanë të papërgjegjshëm që i ka zgjedhur populli i Kosovës”, u shpreh ai.

Bajrami nënvizoi se tejkalimi i gjendjes aktuale është përgjegjësi e përbashkët e të gjithë aktorëve politikë, pa marrë parasysh rolin që kanë në skenën politike.

të fundit

Shehaj: Përmbysja e Vuçiçit dëshmoi se Rama mund të largohet përmes protestave, zgjedhjeve dhe një alternative të besueshme

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka bërë një shpjegim lidhur me tre mësimet që duhet të marrë Shqipëria nga…

6 minutes ago

Burnham shpreh dëshirën për rikthimin e Britanisë në BE, por kërkon që vendimin ta përcaktojnë qytetarët

Kryeministri britanik, Andy Burnham, ka deklaruar se dëshiron që Mbretëria e Bashkuar të ribashkohet me Bashkimin Evropian gjatë jetës së…

13 minutes ago

Zelensky: Kievi pret prej një muaji autorizimin e Hegseth për raketat Patriot dhe NASAMS

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se Ukraina po pret prej afro një muaji miratimin e sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete…

14 minutes ago

Letra që thelloi përplasjen familjare të Meghan Markle: “Nuk do t’i takosh fëmijët e mi

Meghan Markle raportohet se i ka dërguar babait të saj, Thomas Markle, një letër në dhjetor të vitit 2025, ku…

14 minutes ago

Bentley prezanton Torcal First Edition me 876 kuaj fuqi dhe luks të nivelit të lartë

Bentley prezanton Torcal First Edition, SUV-në e re elektrike që vjen me 876 kuaj fuqi dhe përshpejtim nga 0 në…

14 minutes ago

The US could launch wide-ranging attacks on Iran within 96 hours of Trump’s order

Forcat amerikane të dislokuara në Lindjen e Mesme janë të përgatitura për të nisur operacione të reja ushtarake, potencialisht në…

17 minutes ago