Franz Beckenbauer, një figurë e madhe e futbollit, e udhëhoqi Gjermaninë Perëndimore drejt Kupës së Botës si lojtar në vitin 1974 dhe si trajner në vitin 1990, duke fituar reputacion si njëri ndër lojtarët më të mirë në histori të këtij sporti.
Një lojtar që shquhej për aftësitë e tij teknike dhe taktike, pasi ka revolucionarizuar pozicionin e tij si qendërmbrojtës dhe pikërisht për këtë arsye mori nofkën “Der Kaiser”.
None found
“Der Kaiser” ose ndryshe Perandori, për aftësinë e tij që kishte për të kontrolluar tempon e lojës dhe për të shënuar gola, ani pse pozicioni i tij ishte që t’i evitonte ata.
Ai e udhëhoqi Gjermaninë Perëndimore në dy finale të Kupës së Botës: Në vitin 1996, ku humbën ndaj Anglisë në kohën shtesë dhe në 1974, ku e fituan këtë trofe pasi mposhtën në finale Holandën me rezultat 2-1.
Ndërkohë si trajner, ai ishte në krye të Gjermanisë në edicionin e vitit 1990 të Kupës së Botës, aty ku e fitoi këtë trofe për herë të dytë pas triumfit ndaj Argjentinës së Diego Maradonës.
Gjatë karrierës së tij ai ka fituar trofe të ndryshëm si në aspektin kolektiv ashtu edhe në atë indiviudal.
Beckenbauer ka fituar Kupën e Botës dhe Evropianin me Gjermaninë, 12 tituj me Bayern Munichun, si dhe dy herë fitues i Topit të Artë dhe një herë fitues i çmimit ‘Lojtari evropian i vitit’.
Më vonë si një shef ekzekutiv, Beckenbauer ndihmoi Gjermaninë që të sigurojë të drejtat e organizimit të Kupës së Botës 2006.
Sidoqoftë, reputacioni i Beckenbauer “u dëmtua” në vitin 2018 kur ai akuzohej se ishte pjesë e një “mashtrimi”, që bëri që Rusia dhe Katari të fitojnë të drejtën e organizimit të Kupës së Botës 2018 dhe 2022 respektivisht.
Beckenbauer, së bashku me brazilianin Mário Zagallo dhe Didier Deschamps të Francës, ishte një nga tre personat e vetëm që fitoi Kupën e Botës si lojtar dhe si trajner. /Telegrafi/
Presidenti amerikan Donald Trump ka konfirmuar se ndërroi fshehurazi avion ndërsa po largohej nga një samit i NATO-s në Turqi…
Shqipëria ka bërë një kapërcim të dukshëm në renditjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të ardhurat për frymë, por…
Ditën sotme vendi ynë, do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet i kthjellët në…
Pesë persona janë arrestuar në Francë gjatë një operacioni për të shkatërruar një rrjet trafikimi droge që përdorte dronë për…
Ekipet e shpëtimit në Kolumbi po garojnë me kohën për të gjetur të mbijetuar nën ton rrënojash pas një tërmeti…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 79.8 lekë, në shitje me 81.1 lekë. Euro, do…