sport

Ndërron jetë në moshën 78-vjeçare legjenda e futbollit Franz Beckenbauer

Ish-legjenda e futbollit gjerman Franz Beckenbauer, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare, ka njoftuar familja e tij.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë se bashkëshorti im dhe babai ynë, Franz Beckenbauer, ndërroi jetë i qetë dje në gjumë, i rrethuar nga familja e tij. Ne kërkojmë nga ju që të vuajmë humbjen e tij në heshtje dhe të përmbaheni nga pyetjet”, ka thënë gruaja e Beckenbauer.

Beckenbauer ishte cilësuar nga një pjesë e madhe e komunitetit sportiv si njëri ndër futbollistët më të mirë në histori.

Ish-ylli i Bayern Munichut, ka qenë një ndër të rrallët që e ka fituar Kupën e Botës si lojtar dhe si trajner, së bashku me Didier Deschamps të Frances dhe Mario Zagallo të Brazilit.

Beckenbauer i cili gjatë kohës sa ishte futbollist aktiv e kishte pasur nofkën Der Kaiser (perandori) është paraqitur në 103 ndeshje për ish-Gjermaninë Perëndimore dhe ka luajtur në tre Kupa të Botës.

Beckenbauer ishte kapiten i Gjermanisë në Kupën e Botës në vitin 1974, aty ku e mposhtin Holandën në finale me rezultat 2-1. /Telegrafi/

të fundit

Dosti Accuses Media of Ignoring Kosovo’s Achievements and Focusing on Eggs Thrown at Kurti

Publicisti Adriatik Riza Dosti ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si një pjesë e mediave shqiptare dhe kosovare po i…

6 hours ago

Dosti akuzon mediat për heshtje ndaj arritjeve të Kosovës dhe fokus te vezët kundër Kurtit

Publicisti Adriatik Riza Dosti ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si një pjesë e mediave shqiptare dhe kosovare po i…

6 hours ago

Horoskopi 12 Gusht 2026/ Cilat janë shenjat që favorizohen nga fati

Dashi E ardhmja e marrëdhënieve tuaja nuk është e qartë deri sa të qartësohet e kaluara. Nëse doni dhe ju…

7 hours ago

The end of her 27-year marriage to Ilir Meta, Monika Kryemadhi says bluntly: I’d rather be alone than wash other people’s underwear

Më shumë se një vit e vetme, pa një partner në krahë, i ka lënë Monika Kryemadhit të kuptojë se…

7 hours ago

Chelsea dhe Manchester Unitedi i thonë jo yllit të Arsenalit

Chelsea dhe Manchester Unitedi kanë refuzuar mundësinë për të transferuar talentin e Arsenalit, Myles Lewis-Skelly, sipas The Telegraph.19-vjeçari raportohet se…

7 hours ago

24 Wildfires in One Day, Eight Remain Active

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se gjatë 12 orëve të fundit janë raportuar 23 vatra zjarri në të gjithë…

7 hours ago