sport

Tifozët arabë kanë humbur arsyen, vazhdojnë t’i fyejnë legjendat e futbollit

Sauditët dy herë në njëzet ditët e fundit tmerruan publikun botëror me një gjest që tashmë po bëhet traditë në eventet e mëdha sportive në vendin e tyre dhe po bëhen gjithnjë e më të shpeshta.

Së pari, sauditët fyen një minutë heshtje për legjendarin Franz Beckenbauer në ndeshjen e Superkupës së Spanjës ndërmjet Realit dhe Atleticos dhe mbrëmë të njëjtën gjë bënë në pjesën e parë të Superkupës së Italisë.

Të lidhura

None found

Interi dhe Napoli luajtën dhe u bë e ditur se legjendari Gigi Riva kishte ndërruar jetë dhe ai u nderua në këtë mënyrë. Sauditët vërshëllyen sërish dhe tani, në një deklaratë për gazetën spanjolle Cadena Ser, një gazetar saudit i paidentifikuar shpjegoi se çfarë fshihej pas gjithë kësaj. Domethënë, problemi është kulturor.

“Nuk ka të bëjë me Beckenbauer dhe Riva, është më shumë një problem kulturor. Thjesht nuk është një zakon apo traditë në Arabinë Saudite. Një minutë heshtje shikohet si e ulët këtu dhe kjo është arsyeja pse njerëzit fishkëllejnë”, tha një gazetar nga Arabia Saudite që dëshironte të mbetej anonim.

Ai shtoi se mendimi i tij është që organizatorët duhet të ishin përshtatur me klimën në të cilën po luhet ndeshja dhe të aplikonin një mënyrë tjetër për të nderuar të mëdhenjtë e ndjerë: “Pavarësisht çdo gjëje, e kam të qartë se në shumicën e botës së futbollit, kjo konsiderohet si mosrespektimi dhe mungesa e vetëdijes”.

Ndryshe, në ndeshjen e mbrëmshme në finale të Superkupës së Italisë, Interi ka festuar me golin e Lautaro Martinez në minutën e 91-të, duke marrë kështu trofeun në duar. /Telegrafi/

Tags: tifozet arab

të fundit

Vezir Haziraj Appears in Peja Court in Handcuffs

Janë publikuar pamjet e para të Vezir Hazirajt duke u futur në gjykatën e Pejës. Media ka siguruar pamjet ku…

2 minutes ago

Fabrizio Romano e konfirmon: Ethan Nwaneri pritet të largohet nga Arsenali para fundit të afatit veror

Ethan Nwaneri pritet të largohet nga Arsenali para mbylljes së afatit kalimtar veror, ka raportuar Fabrizio Romano.19-vjeçari nuk ishte pjesë…

3 minutes ago

Zvečan, suspect arrested over attacks on KFOR and Kosovo Police in May 2023

Hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, me urdhër të Prokurorisë Speciale, kanë arrestuar…

3 minutes ago

From denouncing poverty to Eurostat figures: In Albania, nearly 45% of families with children face social risk

Kryeministri Edi Rama në periudhën që ishte në opozitë denonconte vazhdimisht me zë të lartë anomalitë e pushtetit të kohës,…

4 minutes ago

Assaulted Sarandë Crime Chief Mateo Bakalli / Police arrest perpetrators, another remains wanted

Një konflikt i dhunshëm i ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në rrugën “Butrinti” në Sarandë ka përfunduar…

4 minutes ago

Two Dead and Four Injured in Fire on the Greek Island of Salamina

Dy të vdekur dhe katër të plagosur është bilanci i deritanishëm i një zjarri në ishullin Salamina, 5 km në…

5 minutes ago