Mesfushor i Realit, Casemiro vazhdon të fitojë zemrat e tifozëve madrilen që çdo sezon që kalon.
Braziliani është nga lojtarët më të mirë të Real Madridit që kur u transferua në vitin 2015, duke formuar një treshe në mesfushë me Toni Kroos dhe Luka Modric që do të bënte historinë me klubin “Chamartin”.
Casemiro ka shkuar një mesazh në llogarinë e tij në Twitter ditën e sotme që u bë viral pak orë përpara se Reali të nisej në Arabinë Saudite për gjysmëfinalet e Superkupës së Spanjës kundër Barcelonës.
Një tifoz madrilen në llogarinë e tij ka postuar dy foto të Kroos dhe Modric me masazhin: “Një ditë do t’u them fëmijëve të mi se pata fatin të shoh Toni Kroos dhe Luka Modric duke luajtur”. Casemiro në shenjë miqësie dhe respekti iu përgjigj: “Dhe unë që luajta me ta”. Një mesazh që i ka pëlqyar pafund tifozë “galaktik”. r.t/albeu.com
Y yo que jugué con ellos. ?
— Casemiro (@Casemiro) January 10, 2022