Në prag të përballjes San Marino–Shqipëri, sulmuesi i Kombëtares Anis Mehmeti foli për “TV Klan” mbi formën e tij, ndryshimet në drejtimin e ekipit dhe pozicionet ku ndihet më mirë. Futbollisti 25-vjeçar foli edhe për gjendjen te skuadra e tij aktuale.
Të lidhura
None found
Si është situata juaj tani?
Kam kaluar disa vështirësi, por vazhdoj të punoj fort. Shpresoj që gjërat të përmirësohen.
Çfarë ndryshon mes Sylvinhos dhe Maran?
Ka dallime mes tyre. Maran më ka pritur shumë mirë; kemi biseduar dhe më ka telefonuar. Ai ka besim tek unë dhe shpresoj t’i përgjigjem duke dhënë maksimumin.
Mendoni se do të jeni titullar ndaj San Marinos?
Besoj se po. Shpresoj të jap më të mirën dhe të shënoj. Pozicionet ku preferoj të luaj janë pas sulmuesit, si numër 10, ose në krahun e majtë. Më pëlqejnë të dyja.
