sport

Mes suksesit dhe zhgënjimit, Duro tregon pse iku nga Laçi

“Duke marrë shkas nga ajo që ndodhi në ndeshjen e kthimit me Petrokubin dhe veçanërisht nga ai shpërfytyrim në 30 minutat e fundit, kam vendosur të mos vazhdoj më bashkëpunimin me Laçin. Të jem i sinqertë, jam mërzitur shumë.

Në tri ndeshjet e para ishim një ekip në ekuilibër të plotë dhe nuk pësuam asnjë gol. Nuk e kuptova atë shpërfytyrim pas barazimit 1-1 ku pësuam edhe tre gola të tjerë. Ky është një vendim i pakthyeshëm që e kam marrë që para dy ditësh me veten time. Respekt për të gjithë në klubin e Laçit, kemi kaluar dy sezone fantastike me rezultate të mëdha dhe historike. Zhgënjimi i vetëm është që nuk kaluam këtë tur të dytë me ekipin moldav”, ka thënë trajneri Duro për largimin e tij nga Laçi.

Të lidhura

None found

SUKSESI DHE ZHGËNJIMI Nën drejtimin e trajnerit Shpëtim Duro, Laçi vjet shkroi historinë në Kupat e Europës duke shkuar deri në turin e tretë të Ligës së Konferencës, ndërsa në edicionin e fundit kurbinasit u shpallën nënkampionë të Superiores.

Në prononcimin për gazetën trajneri kryeqytetas tregon sukseset dhe zhgënjimin që i solli eliminimi nga moldavët e Petrokubit, që për Duron ishte një kundërshtar i kalueshëm, por i tillë është futbolli.

“Jam i zhgënjyer, pasi mund ta kalonim edhe turin e dytë në ligën e Konferencës ndaj Petrokubit, por kështu ndodh dhe futbolli i ka këto. Gjithsesi, duhet pranuar se në dy vite në drejtimin e Laçit në Europë bashkë më futbollistët kemi arritur të derdhim në arkën e klubit rreth 1 milion e gjysmë euro nga ecuria në Ligën e Konferencës. Vjet patëm një arritje historike duke shkuar deri në raundin e tretë, ndërsa këtë sezon u eliminuam në turin e dytë.

Gjithsesi, kam bërë histori me Laçin, ku këtë për herë të parë dolëm nënkampionë dhe si objektiv për këtë vit në Europë klubi kishte kalimin e turit të parë në Ligën e Konferencës, por mundësitë ishin për ta kaluar edhe turin e dytë dhe për të përsëritur suksesin e edicionit të shkuar. Për mua është një eksperiencë e jashtëzakonshme në dy vitet e fundit me Laçin për vetë sukseset e arritura me këtë klub.

Çdo fillim e ka një fund dhe këto janë idetë e mia, pavarësisht se çfarë mendojnë drejtuesit. Me mirëkuptim po largohem dhe i falënderoj të gjithë në klub dhe tifozët që më kanë përkrahur. Besoj se ua kam shpërblyer atyre në këto dy vite fantastike. Futbolli kështu është, sot je në majë, pas dy javësh futesh në ‘dhé’. Këtë vendim e kisha marrë me veten time që pas ndeshjes, por nuk e bëra publik, pasi doja që të qetësoheshin gjërat”, u shpreh Shpëtim Duro, pas dorëheqjes pa kthim nga skuadra e Laçit, për të cilën shkak u bë shpërfytyrimi i skuadrës në 30 minutat e fundit të ndeshjes së kthimit me Petrokubin./ PanoramaSport

të fundit

Prapaskenat e tensionit mes Paredes dhe Messit: “Ai donte të më vriste”, rrëfen kampioni i botës

Është e lehtë të mendohet se të gjithë futbollistët që luajnë së bashku kanë raporte perfekte jashtë fushës. Në fund…

7 minutes ago

Donat Mehmeti vishet kuqezi, Drenica zyrtarizon goditjen e radhës në sulm

Drenica ka zyrtarizuar një tjetër përforcim në prag të sezonit të ri, duke siguruar shërbimet e sulmuesit Donat Mehmeti.Klubi kuqezi…

7 minutes ago

Starti i epokës Klafuric, Tirana përballet në testin turk me skuadrën e mesfushorit kuqezi (PROGRAMI)

Dean KlafuricDitën e shtunë në orën 17:00, Dean Klafuric do të bëjë debutimin e tij me Tiranën në miqësoren e…

14 minutes ago

Adrian Gaxha publikon për herë të parë portretin e të birit, zbulohet edhe emri i veçantë

Ndoshta kanë kaluar disa muaj që kur u bë baba për herë të parë, por Adrian Gaxha ka vendosur vetëm…

14 minutes ago

Detaje të reja nga tragjedia në Roskovec, të shtunën zhvillohen funeralet për dy viktimat

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike…

18 minutes ago

Young woman in Skopje reports domestic violence, mother and stepfather under investigation

Një rast i ri i dhunës në familje është raportuar në Shkup, pasi një e mitur ka denoncuar se është…

24 minutes ago