Raporti i auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Ekonomisë për vitin 2025 ka shkaktuar përplasje politike mes deputetit të PDK-së, Eman Rrahmani, dhe ministres Artane Rizvanolli.
Përplasja u zhvillua gjatë raportimit të ministres në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike. Rrahmani deklaroi se Rizvanolli e kishte lënë “Kosovën në terr”, ndërsa akuzoi deputetin e VV-së, Jeton Raka, se po përpiqej ta mbronte ministren duke kërkuar përgjegjësi nga përfaqësuesit e Zyrës Kombëtare të Auditimit.
None found
Sipas Rrahmanit, pasuritë e Ministrisë së Ekonomisë janë raportuar me vlerë më të lartë se ajo reale. Ai tha se mbivlerësimi prej 6.996.517 eurosh përbën një çështje serioze dhe se kjo ka ndikuar në dhënien e opinionit të kualifikuar nga auditori.
Deputeti theksoi gjithashtu se në pasqyrat financiare nuk janë paraqitur 181.345 euro pasuri, përfshirë pronësinë e objekteve dhe projekteve. Ai e akuzoi ministren se po i minimizonte konstatimet e auditimit, megjithëse ato ishin pranuar dhe nënshkruar zyrtarisht nga ministria.
Rizvanolli e kundërshtoi interpretimin e Rrahmanit, duke e cilësuar qasjen e tij si dramatike. Ajo tha se investimet në efiçiencën e energjisë janë kryer siç duhet dhe se problematika lidhet me procedurat administrative për bartjen dhe regjistrimin e pasurive.
Ministrja sqaroi se pasuritë e përmendura lidhen me investime të realizuara në komunat e Drenasit, Mitrovicës dhe komuna të tjera. Sipas saj, këto investime nuk janë pasuri të Ministrisë së Ekonomisë, ndaj pronësia e tyre duhet t’u bartet institucioneve përfituese.
Rizvanolli tha se shumica e këtyre pasurive tashmë janë bartur ose ndodhen në proces të bartjes. Ajo hodhi poshtë çdo interpretim që lidhet me fshehje apo mashtrim, duke deklaruar se bëhet fjalë për procedura administrative që kërkojnë kohë dhe që mund të rishikohen në mënyrën se si menaxhohen e regjistrohen.
Rrahmani insistoi se raporti i auditimit përmban edhe mbivlerësim, edhe nënvlerësim të pasurive, duke përsëritur se këto gjetje përbëjnë bazën kryesore për opinionin e kualifikuar.
Ka përfunduar mbledhja e Komisionit për Buxhet në Kuvendin e Kosovës, ku është shqyrtuar Raporti Vjetor Financiar i Buxhetit të…
Sulmuesi senegalez, Assane Diatta po përjeton sezonin më të mirë të karrierës, duke u shndërruar në protagonistin kryesor të Prishtinës…
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka kritikuar Qeverinë për mungesë të llogaridhënies dhe planifikimit buxhetor, duke thënë se përgjegjësitë për…
Një delegacion i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), i përbërë nga kryesuesi Kreshnik Radoniqi dhe anëtarët Violeta Salihu dhe Yıldıray…
Erling Haaland është përfshirë në një betejë të pazakontë ligjore që po zgjat prej tre vjetësh me një elektricist polak,…
Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me atë se si do të…