BDI ka reaguar sot pas deklaratave të Izet Mexhitit për zhvillimin e provimeve shtetërore në gjuhën shqipe.
Sipas BDI-së, VLEN ka konfirmuar pikërisht qëndrimin e përsëritur të kësaj partie se Ligji për përdorimin e gjuhëve e lejon dhënien e provimeve profesionale në shqip.
None found
Partia thekson se gjysmëkryetari i VLEN-it, gjatë konferencës së sotme për media, pranoi përgjegjësinë dhe dëshmoi se ligji është i qartë në këtë aspekt.
BDI argumenton se, nëse provimet profesionale zhvillohen në gjuhën shqipe mbi bazën e Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe Amendamentit V të Kushtetutës, i cili e njeh shqipen si gjuhë zyrtare, atëherë e njëjta bazë duhet të zbatohet edhe për provimin e jurisprudencës dhe provimet e tjera shtetërore.
Sipas saj, është vërtetuar sërish se e drejta për përdorimin e shqipes mbështetet qartë në ligj dhe në Kushtetutë. BDI vlerëson se pengesa nuk lidhet me mungesën e bazës ligjore, por me mungesën e vullnetit dhe të kapacitetit të qeverisë aktuale, e cila, sipas saj, nuk arrin ta zbatojë ligjin për shkak të mungesës së legjitimitetit politik.
Partia i referohet edhe Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, i cili ka deklaruar se kjo çështje rregullohet nga Ligji për përdorimin e gjuhëve dhe se dispozitat përkatëse duhet të zbatohen.
BDI përsërit se ligji është në fuqi, garanton këtë të drejtë dhe vendos detyrime për institucionet. Ajo paralajmëron se qeveria dhe institucionet do të mbajnë përgjegjësi juridike dhe kombëtare nëse nuk e zbatojnë atë.
Në periudhën nga 28 shtatori deri më 9 tetor 2026, Ministria e Punëve të Brendshme mori pjesë në aksionin operativ…
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka sfiduar kryeministrin Albin Kurti dhe Qeverinë që të publikojnë listën…
Gjetjet e auditorit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Ekonomisë për vitin 2025 kanë nxitur përplasje mes pozitës dhe opozitës.…
Ka përfunduar mbledhja e Komisionit për Buxhet në Kuvendin e Kosovës, ku është shqyrtuar Raporti Vjetor Financiar i Buxhetit të…
Sulmuesi senegalez, Assane Diatta po përjeton sezonin më të mirë të karrierës, duke u shndërruar në protagonistin kryesor të Prishtinës…
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka kritikuar Qeverinë për mungesë të llogaridhënies dhe planifikimit buxhetor, duke thënë se përgjegjësitë për…